Arsenal mposhtet në çastet e fundit, Xhaka zverdhet dhe një i skuqur në derbi

Futboll

Arsenal mposhtet në çastet e fundit, Xhaka zverdhet dhe një i skuqur në derbi

Nga: Kemajl Goca Më: 1 janar 2022 Në ora: 15:24
Arsenal mposhtet në çastet e fundit, Xhaka zverdhet dhe një i skuqur në derbi

Futbollisti Granit Xhaka sot shkakton penallti në derbin e madh anglez. 

Arsenali mposhtet në çastet e fundit (1:2) nga lideri Manchester City, në ndeshjen që u zhvillua në stadiumin “Emirates” në Londër.   

Saka në minutën e 31-të shënon për epërsinë e Arsenalit. 

Image

Në pjesën e dytë Granit Xhaka shkakton penallti duke e penguar  Bernardo Silvën pikërisht në minutën e 55-të. 

Mahrez shënon nga penalltia në minutën e 57-të, 1:1. 

Dy minuta më vonë (59’) Gabriel përjashtohet me karton të kuq pas dy të verdhëve duke e lënë me një lojtar me pak Arsenalin. 

Granit Xhaka u paraqit titullar i cili u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 55-të.

Në minutën e 90+3, Rodri shënon për fitoren e madhe të Cityt.

Pas javës së 21-të në Premier League, Manchester City kryeson me 53 pikë e Arsenali është i katërti me 35 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat