Iftikhar: E mbaj mend edhe ndeshjen time të parë

Futboll

Iftikhar: E mbaj mend edhe ndeshjen time të parë

Më: 2 janar 2022 Në ora: 13:46
Iftikhar: E mbaj mend edhe ndeshjen time të parë

Është një udhëtim që fillon rreth një tavoline darke në Preston. Është viti 1996 dhe pas një dite të gjatë në shkollë, edicioni i fundit i Championship Manager sjell një debat në shtëpinë e Shadab Iftikhar.

Vëllai i tij ka refuzuar ta lërë të luajë, kështu që një zemërim në kohën e duhur ka ndodhur dhe duhej vetëm ndërhyrja e nënës për të qetësuar gjakrat.

Për herë të parë në jetën e tij të re, aso kohe tetë-vjeçari Shadab ka në majë të gishtave botën virtuale të futbollit.

“E mbaj mend edhe ndeshjen time të parë. Unë isha Liverpooli dhe John Barnes shënoi dy gola kundër Manchester United.

Që atëherë, Championship Manager ose Football Manager, është bërë normë. Ky ishte edukimi im. Dhe më pëlqeu çdo minutë”, ka thënë ai për faqen sportive SPORTbible.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat