Sot nëntë vite më parë, respektivisht më 2 janar të vitit 2013 gjigandi anglez Liverpool kompletoi transferimin e sulmuesit Daniel Sturridge nga Chelsea.
Asokohe, Liverpooli për shërbimet e Sturridge i pagoi dëmshpërblim Chelseat afro 15 milionë euro.
Që prej atij transferimi, Sturridge për “Të Kuqtë” arriti shifrën e 160 paraqitjeve në të gjitha garat, duke regjistruar 67 gola dhe 20 asistime.
Po ashtu, Sturridge arriti ta fitojë edhe titullin e Ligës së Kampionëve me Liverpoolin, ku edhe u bë lojtari i parë që e fiton këtë garë evropiane me dy ekipe të ndryshme angleze.
Ylli anglez në sezonin 2011/12 kishte fituar Ligën e Kampionëve me Chelsean, kurse në sezonin 2018/19 e fitoi po të njëjtin trofe me Liverpoolin.