Arbëria futet në probleme të mëdha, Visoka jep dorëheqje

Futboll

Arbëria futet në probleme të mëdha, Visoka jep dorëheqje

Nga: K. Goca Më: 4 janar 2022 Në ora: 19:17
Visoka, në mes

Arbëria nga Dobraja e Madhe, anëtar i Ligës së Parë të Kosovës, Grupi B, po ballafaqohet me probleme të mëdha. 

Pas dorëheqjes së kryesisë, edhe Megzon Visoka largohet nga pozita e kryetrajnerit.

Visoka ka bërë të ditur dorëheqjen  e tij.

Arbëria përfundoi në vend të 3-të me 23 pikë në stinorin vjeshtor. 

“Duke parë gjendjen e krijuar në KF Arbëria pas dorëheqjes - largimit të kryesisë dhe presidentit të klubit dhe duke parë që shumica e futbollistëve tashmë janë larguar nga klubi, edhe mua si kryetrajner nuk me mbetet rrugë tjetër vetëm se të largohem bashkarisht me asistentet Arsim Tërshani dhe Kadriolli Diamant sepse në këto rrethana në të cilat është klubi nuk ka kushte për të vazhduar tutje. 

Ndjejë keqardhje për ndërprerjen e punës në këtë mënyrë sepse me të vërtetë Arbëria ishte e destinuar për t’u rikthyer në elitë në fund të këtij kampionati. 

Një falënderim për anëtarët e kryesisë dhe tifozët e klubit futbollistik KF Arbëria.

Falënderimi më i veçantë është për të gjithë futbollistët të cilët ishin të përkryer në të gjitha drejtimet, andaj të gjithëve ju urojë shumë suksese në vazhdim në sfidat e tyre të radhës”, njofton Visoka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat