Fofana kualifikon Lensin

Futboll

Fofana kualifikon Lensin

Më: 4 janar 2022 Në ora: 23:39
Fofana kualifikon Lensin

Fofana kualifikon Lensin!

Lille, kampionia në fuqi e Francës, nuk ia del të kualifikohet në fazën e 1/8-ave të Kupës së Francës.

Skuadra e drejtuar nga Gourvennec, shpërdoroi një epërsi prej dy golash të krijuar ndaj Lensit në pjesën e parë falë dygolëshit të Onanas, duke e mbyllur kohën e rregullt 2:2, ndërsa në ruletën e penalltive gaboi në dy raste nga pesë e penalltitë e gjuajtura.

Heroi i skuadrës së Lensit, që në raundit tjetër do të përballet me Monacon, rezultoi Fofana, që shënoi dy herë gjatë pjesës së dytë, duke barazuar rezultatin, si dhe u tregua i saktë në serinë pestë të penalltive, duke i dhënë kualifikimin skuadrës së tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat