Klubi anuloi stërvitjen

Futboll

Klubi anuloi stërvitjen

Më: 5 janar 2022 Në ora: 11:00
Klubi anuloi stërvitjen

Liverpuli është në bisedime me Ligën Angleze të Futbollit për shtyrjen e gjysmëfinales së Kupës së Ligës kundër Arsenalit, e cila është në rrezik pas një tjetër shpërthimi COVID-i në shtëpinë e skuadrës së Jyrgen Klopit. Stërvitja e ditës së djeshme, planifikuar në orën 16:00, u anulua mes informacioneve se ka 14 raste të reja infeksioni në klub.

Në rast se Liga e Futbollit do të vendosë ta shtyjë ndeshjen, atëherë me shumë mundësi nuk do të luhet as takimi i raundit të tretë të Kupës FA kundër Shrusbërit ditën e diel.

Trajneri Jyrgen Klop është i infektuar dhe ai mungoi në stol në barazimin 2-2 kundër Çelsit në “Stamford Bridge” në fundjavë. Gjermanit iu bashkuan edhe portieri Alison, mbrojtësi Matip dhe sulmuesi Firmino, ndërsa përpara Krishtlindjes u infektuan Van Dajk, Fabinjo dhe Xhons.

Por, Klop, i cili është ende në izolim, vendosi që ta anulojë stërvitjen e djeshme të skuadrës, prej frikës se mund të vazhdojë zinxhiri i infektimeve dhe mund të ketë probleme të mëtejshme për ndeshjen e nesërme.

Përveç mungesave prej virusit, Salah, Keita dhe Mane janë larguar drejt kombëtareve të tyre për Kupën e Afrikës, ndërsa Tiago Alkantara është i dëmtuar.

Alison, Matip dhe Firmino do të mungojnë gjithashtu dhe klubi është në emergjencë totale. Një ndeshje e Kupës së Ligës mund të shtyhet nësKlubi anuloi stërvitjene klubet nuk janë në gjendje që të dorëzojnë një listë me 13 futbollistë dhe një portier.

Por, edhe në këtë situatë, qendra sportive e Liverpulit, “Kirkby”, mbetet e hapur. Në rast se ndeshja do të luhet nesër, atëherë Klop nuk do të jetë sërish në stol dhe “Reds”-at do të drejtohen nga asistenti i tij Pep Lijnders. Deri tani, Liverpuli ka një ndeshje të shtyrë, atë të “Boxing Day” kundër Lidsit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat