Kololli mbetet në Japoni, vazhdon kontratën me Shimizu!
Në korrik të vitit që lam pas, futbollisti ‘dardan’, Benjamin Kololli u transferua tek klubi japonez, Shimizu Pulse nga Zurichu, dhe tani ai ka nënshkruar vazhdimin e kontratës me klubin japonez, përcjell Insporti.
Kololli do të luajë deri në fund të vitit 2024 me skuadrën japoneze.
Në sezonin e tij të parë në Japoni, Kololli regjistroi tetë paraqitje në kampionat.