Lilaj fillon stërvitjet me Dinamon, zyrtarizimi së shpejti

Futboll

Lilaj fillon stërvitjet me Dinamon, zyrtarizimi së shpejti

Më: 5 janar 2022 Në ora: 13:00
Lilaj fillon stërvitjet me Dinamon, zyrtarizimi së shpejti

Mesfushori Sabien Lilaj, është afrimi i parë i Dinamos në afatin kalmtar të dimrit.

Pasi ka shkëputur marrëdhënien kontraktuale me Prishtinën, ku luajti së fundi, Lilaj është bashkuar me skuadrën e re në stërvitje.

Presidenti Ardian Bardhi është i gatshëm që të shpenzojë për forcimin e skuadrës me elementët që i duhen dhe puna ka kohë që ka nisur në këtë drejtim.

Dinamo ka synuar lojtarë me kualitet dhe me përvojë në merkaton e dimrit. Koha nuk premton, ndaj dhe fokusi ka qenë te lojtarë që e njohin futbollin shqiptar.

Lilaj është një i tillë dhe mund të konsiderohet një përforcim me shumë vlera për blutë. Marrëveshja mes palëve është arritur ditë më parë dhe tani pritet që ajo të formalizohet me firmën në kontratë.

Për stafin teknik të Dinamos është e rëndësishme që ka siguruar një futbollist me peshë në mesfushë, ku ka pasur jo pak probleme deri në këtë pjesë të sezonit.

Trajneri Shkëmbi e njeh mirë Lilaj, pasi të dy kanë luajtur te Skënderbeu. Ish mesfushori i Kombëtares ka luajtur edhe për Tiranën në kampionatin tonë, ndërkohë që ka pasur edhe disa përvoja jashtë vendit, si në Kroaci, Azerbajxhan dhe Izrael.

Për të forcuar mesfushën blutë synuan edhe Sherif Kallakun, madje në një moment ishin shumë afër tij, por lojtari në fund vendosi të firmosë për Partizanin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat