Rrahmani dhe dy shokë skuadre thyjnë rregullat

Futboll

Rrahmani dhe dy shokë skuadre thyjnë rregullat

Më: 5 janar 2022 Në ora: 20:35
Rrahmani dhe dy shokë skuadre thyjnë rregullat

Mbrëmjen e nesërme do të luhet sfida mes Juventusit dhe Napolit.

Këta të fundit gjendjen në një pozitë të vështirë si në sezonin e shkuar, kur autoritetet lokale të shëndetësisë i ndaluan udhëtimin drejt Torinos për të zhvilluar ndeshjen.

Të kaltrit po përballen përsëri me një numër infektimesh në radhët e tyre, ndërsa autoritetet e shëndetësisë kanë karantinuar personat e infektuar si dhe tre lojtarë të tjerë.

Bëhet fjalë për Rrahmanin, Lobotkan dhe Zielinskin. Të tre futbollistët kanë pasur kontakt të afërt me personat e tjerë që rezultuan pozitiv me Covid-19 si dhe nuk kanë kryer dozën e tretë të vaksinës.

Për këtë arsye është kërkuar karantinimi i tyre, por pavarësisht kësaj si Rrahmani ashtu edhe dy shokët e tij të skuadrës kanë thyer rregullat dhe kanë udhëtuar me ekipin drejt Torinos për tu përballur me Juventusin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat