Kërcënon Bayernin

Futboll

Kërcënon Bayernin

Më: 6 janar 2022 Në ora: 11:16
Adi Hutter

Borussia Monchengladbach mbylli një gjysmë sezoni zhgënjyes në kampionatin gjerman, pasi ia doli të grumbullojë vetëm 19 pikë dhe aktualisht pozicionohet në vendin e 14, duke u përfshirë në luftën për mbijetesë.

Megjithatë ndeshja e parë e vitit i vë përballë kryesuesve të Bayern Munich, një kundërshtar të cilin trajneri Adi Hutter e njeh mjaft mirë, pasi ia ka dalë ta mposhtë edhe kur ishte te Eintrachti i Frankfurtit.

Këtë sezon bavarezët e nisën me një barazim 1-1 ndaj M’Gladbach, ndërsa në Kupën e Gjermanisë ishin këta të fundit që u shkaktuan një humbje turpëruese me shifrat 5-0, ndaj Hutter beson në një tjetër rezultat pozitiv.

“Kemi bërë mirë ndaj Bayernit, por e dimë se ndaj tyre duhet të jesh gjithmonë në maksimum, pasi mjafton një neglizhencë e vogël dhe ndëshkohesh.

Nuk e di a do të luhet ky takim, pasi të gjithë jemi të shqetësuar prej koronavirusit, por gjithsesi po përgatitemi të mbërrijmë në formë optimale para ndeshjes, pasi kemi bërë mirë në dy përballje me ta dhe duam një tjetër rezultat pozitiv”, u shpreh Hutter.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat