Starova zbulon emrin e lojtarit të ri

Futboll

Starova zbulon emrin e lojtarit të ri

Më: 6 janar 2022 Në ora: 12:28
Starova zbulon emrin e lojtarit të ri

Skuadrat shqiptare janë bërë aktive në këtë merkato të janarit.

Çdo ekip po përpiqet të përforcohet në ato pozicione ku shohin mangësi. Tirana duket se afrimin e parë të merkatos do e ketë nga liga e dytë e Portugalisë, atje ku Da Silva u transferua në verë

Sulejman Starova ka zbuluar në studion e emisionit “Skaner“ në “MCN TV“ se bardheblutë kanë siguruar firmën e Da Silvës, i cili më parë ka qenë pjesë edhe e Kastriotit.

“Kam informacion se Da Silva i Krujës ka firmosur sot me Tiranën”, ka thënë Sulejman Starova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat