Elmas dhe një pjestarë i stafit të ekipit janë dy të infektuarit e tjerë

Futboll

Elmas dhe një pjestarë i stafit të ekipit janë dy të infektuarit e tjerë

Më: 6 janar 2022 Në ora: 12:38
Elmas dhe një pjestarë i stafit të ekipit janë dy të infektuarit e tjerë

Elmas dhe një pjestarë i stafit të ekipit janë dy të infektuarit e tjerë me COVID-19 në rradhët e Napolit. Numri i të infektuarve në skuadrën e Spaletit qëndron i madhë, por sfida do të luhet gjithsesi.

Sipas Sportitalia, në testimet e bëra këtë mëngjes, në hotelin ku po akomodohet skuadra e Napolit në Torino, Elmas së bashku me një pjestar të stafit rezultuan pozitiv me COVID-19.

Mungesa e futbollisti nga Maqedonia e Veriut do të jetë një problem më shumë për Spaletin, i cili do të duhet të bëjë edhe pa shumë lojtarë të tjerë të cilët jan të infektuar ose të dëmtuar.

Edhe pse Napoli vazhdon të jetë një vatër infektimesh në Seria A, sfida me Juventusin gjithsesi do të luhet ashtu siç ishte parashikuar. Ekipi i Alegrit duket se nuk ka problem me lojtarë të infektuar dhe është gati për sfidën e sotme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat