Paga e Coutinhos step ofertuesit

Futboll

Paga e Coutinhos step ofertuesit

Më: 6 janar 2022 Në ora: 12:45
Paga e Coutinhos step ofertuesit

Barcelona vazhdon të bëjë plane për sezonin e ardhshëm. Një nga prioritet e klubit “blaugrana” është përforcimi i qendrës së mbrojtjes. Janë shfaqur disa emra: Rüdiger, Azpilicueta´, Laporte… Por duket se i zgjedhuri është një tjetër lojtar i Chelsea-t: Andreas Christensen.

“El Mundo Deportivo” raporton se skuadra e Barçës “ka përshpejtuar veprimet e saj me përfaqësuesit e lojtarit për të mbyllur marrëveshjen për verën e ardhshme”.

Do të ishte një afrim me kosto zero, pasi danezi nuk ka pranuar të rinovojë kontratën me blutë e Londrës. Në moshën 25-vjeçare do të ishte një përforcim ideal si në aspektin ekonomik, ashtu edhe në atë sportiv.

Sa i përket Coutinhos, mësohet se në orët e fundit është shfaqur një skuadër e interesuar: Aston Villa e Steven Gerrard. Mirëpo, sipas “ky Sports”, ky ekip nuk është më “pole” për të marrë shërbimet e brazilianit. Në fakt, nuk ka asnjë favorit, sepse të gjithë në fund stepen nga paga e lartë e futbollistit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat