Vushtrria rikthen dy lojtarë

Futboll

Vushtrria rikthen dy lojtarë

Nga: K.G. Më: 7 janar 2022 Në ora: 14:04
Dior Zabërgja dhe Leart Emini

Vushtrria pretendon rikthimin në elitën e futbollit të Kosovës. 

Kampioni vjeshtor në Ligën e Parë të Kosovës, Grupi A, rikthen dy futbollistë në radhët e veta. 

Drejtuesit e klubit e kanë bërë të ditur përmes faqes zyrtare.

“Dy Gladiatorët tanë rikthehen në Vushtrri.

Dior Zabërgja dhe Leart Emini si bashkëlojtarë nga KF Arbëria kanë vendosur që gjysmëstinorin pranveror të rikthehen në Vushtrri, në sfidën për rikthimin në Superligën e Kosovës, në klubin ku kanë shkruar historinë në sezonin 2013/2014 duke fituar titullin kampion.

Tashmë kur kemi hyrë në 100 vjetorin e klubit, Është ndjenjë e jashtëzakonshme rikthimi i Gladiatorëve që janë dëshmuar me angazhim dhe sukses! Ne i dëshirojmë suksese në paraqitjet e tyre dhe atë që secili prej nesh e pret Rikthimin në Superligën e Kosovës!”, njofton Vushtrria.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat