Manaj fiton betejën me Covid

Futboll

Manaj fiton betejën me Covid

Më: 7 janar 2022 Në ora: 19:13
Manaj fiton betejën me Covid

Rey Manaj fiton betejën me COVID-19 dhe kthehet në dispozicion të trajnerit Thiago Motta te Spezia.

Sulmuesi shqiptar i cili po kalonte një moment shumë të mirë forme kur u infektua me koronavirus ka rezultuar negativ në tamponin që ka kryer së fundmi duke iu bashkuar skuadrës në stërvitje.

Rey Manaj është aktivizuar në total në 13 takime me Spezian në këtë sezon duke shënuar vetëm një gol atë ndaj Sassuolos në barazimin 2-2.

Manaj mungoi në takimin e parë të vitit 2021 ndaj Hellas Veronës por do të rikthehet në fushë që këtë fundjavë për derbin e Ligurias ndaj Genoas.

Veç sulmuesit shqiptar te Spezia kanë lënë pas Covid-19 edhe Kovalenko, Hristov e Nzola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat