Ngatërresa në fanellën e talentit

Futboll

Ngatërresa në fanellën e talentit

Më: 8 janar 2022 Në ora: 12:50
Ngatërresa në fanellën e talentit

Bayern Munich nuk e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme vitin e ri 2022, teksa u mposhtën mbrëmjen e së premtes nga Borussia Monchengladbach me rezultatin 1-2.

Ndërkohë, një tjetër episod që ka bërë përshtypje te bavarezët dhe në një aspekt jo shumë pozitiv ishte ngatërresa në fanellën e talentit Jamal Musiala.

18-vjeçari nuk ka pasur të shënuar mbiemrin e tij, por në fushë ka lëvizur me mbiemrin e Tolisso, i cili është i nfektuar nga COVID dhe nuk ka qenë i grumbulluar me skuadrën.

Në fakt, numri 42 ishte në rregull pasi është numri që mban gjithnjë lojtari i kombëtares gjermane, por mbiemri nuk korrespondonte. Një episod i cili është komentuar shumë edhe në rrjetet sociale, ndërsa mbetet i çuditshmë fakti se Musiala ka luajtur për 90-minuta të plota me këtë fanellë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat