Origi është “xhoker” i Kloppit

Futboll

Origi është “xhoker” i Kloppit

Më: 8 janar 2022 Në ora: 16:00
Origi është “xhoker” i Kloppit

Divock Origi do të vazhdojë ta veshë fanellën e Liverpoolit.

Sulmuesi ka disa oferta nga Serie A dhe Bundesliga, por sipas Fabrizio Romanos ai do të vazhdojë të qëndrojë në Anfield.

Liverpooli nuk e ka ndërmend ta shesë, të paktën jo deri në verë.

Ai nuk ka luajtur shumë, por Klopp gjithmonë e ka lavdëruar për profesionalizmin që ka treguar dhe që kohë pas kohe i ka ndihmuar Redsat edhe nga stoli.

Ai e sheh atë si një rezervist shumë efektiv kurdo që ekipi ka nevojë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat