Sinclair: Ronaldo, mbaje gojen të mbyllur

Futboll

Sinclair: Ronaldo, mbaje gojen të mbyllur

Më: 8 janar 2022 Në ora: 18:29
Sinclair: Ronaldo, mbaje gojen të mbyllur

Me transferimin e Cristiano Ronaldos, shumëkush priste që Manchester United të arrinte gjëra të mëdha në sezonin 2021/22, por nuk ka qenë kështu deri tani.

Debati po vazhdon në Angli nëse Ronaldo pati një impakt pozitiv te klubi, pavarësisht golave të tij.

Ndërkohë ish-futbollisti i Manchester Cityt, Trevor Sinclair i bëri të qarta mendimet e tij për këtë çështje.

Sinclair beson se Ronaldo nuk është i fokusuar aty ku duhet, në fushë dhe e këshilloi të jetë i qetë dhe të fokusohet në futboll sesa në gjërat e tjera që e rrethojnë klubin.

“Kam filluar të mendoj se Manchester City bëri mirë që nuk nënshkroi me Ronaldon. Vërtet e mendoj këtë. Mund të shikosh disa lojtarë që nuk e kanë formën e tyre në Manchester United, lojtarë të rinj si Sancho e Rashford nuk po tregojnë performanca të mira. Pa dyshim se mund ta fajësosh Ronaldon.

Dije rolin tënd, je futbollist, je i punësuar nga një klub futbolli. Mbaje gojen të mbyllur sepse nganjëherë ajo është gjëja më e mirë për ta bërë. Ai po shkakton shumë probleme për klubin”, deklaroi Sinclair.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat