Flet drejtori sportiv i Barcelonës

Futboll

Flet drejtori sportiv i Barcelonës

Më: 9 janar 2022 Në ora: 10:16
Philippe Coutinho

Barcelona nuk po arrin të dalë kurrsesi nga kriza ekonomike.

Barca arriti marrëveshje me Man City për Ferran, por nuk po arrijnë të regjistrojnë lojtarin, pasi nuk kanë hapësira për paga.

Thuhej se largimi i Philippe Coutinho drejt Aston Villa ka lënë hapësirë, por kjo nuk është e saktë. Drejtori sportiv i Barcës ka shpjeguar gjithçka së fundmi.

“Me Coutinhon e larguar, ne nuk kemi akoma Fair Play Financiar për të regjistruar Ferran”, ka thënë Mateu Alemany.

“Por, jemi duke ekzekutuar edhe disa operacione”, shtoi ai.

Barcelona po mendon edhe për transferimin e emrave si Alvaro Morata, ose njërin nga Christensen apo Azpilicueta.

Sergino Dest, Samuel Umtiti e Luuk de Jong janë disa nga emrat që Barca synon t’i largojë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat