Trajneri i Portos inkuadron djalin e tij në lojë dhe ai shënon për t’i dhuruar tri pikë në fund të ndeshjes

Futboll

Trajneri i Portos inkuadron djalin e tij në lojë dhe ai shënon për t’i dhuruar tri pikë në fund të ndeshjes

Më: 9 janar 2022 Në ora: 12:47
Trajneri i Portos inkuadron djalin e tij në lojë dhe ai shënon për t’i dhuruar tri pikë në fund të ndeshjes

Trajneri i Portos, Sergio Conceicao ka përjetuar një lumturi të madhe gjatë fitores së minutave të fundit ndaj Estoril në Primer Liga të Portugalisë, pasi përveç tri pikëve, goli i fitores erdhi nga djali i tij 19-vjeçar Francisco Conceicao.

Porto arriti t’i marrë tri pikë shumë të vlefshme në minutat e fundit, pas fitores 3-2 ndaj Estoril të shtunën në mbrëmje.

Liderët e ligës portugeze ishin duke humbur 2-0 pas 45 minutave të parë falë golave ​​të Arthur dhe Andre Franco, shkruan Telegrafi.

Por, pjesa e dytë ishte e çmendur për Porton, pasi Mehdi Taremi (49’) shënoi për 1-2 dhe Luiz Dias (84’) barazoi shifrat në 2-2, ndërsa pesë minuta më vonë asistoi golin e fitores për ekipin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat