Një vendim i dhimbshëm

Futboll

Një vendim i dhimbshëm

Më: 9 janar 2022 Në ora: 12:59
Antonello

Kapaciteti i stadiumeve në Serinë A do të ulet në 5.000 spektatorë nga java e ardhshme.

Një vendim i dhimbshëm, që Këshilli i Lega-s ka qenë i detyruar ta marrë pas presioneve të fundit nga qeveria.

“Nuk jemi të kënaqur, por shpresojmë që ky hap mbrapa, i bërë me vetëdijen se shëndeti vjen para gjithçkaje, të kuptohet dhe vlerësohet”,  ka shpjeguar administratori i deleguar i Inter-it, Antonello, për Gazzetta dello Sport.

Më pas, drejtuesi zikaltër ka theksuar se masa e marrë “ka marrë një votë unanime, që tregon se jemi të gjithë të bashkuar, por nuk e mohoj se ka patur pak pakënaqësi për një farë demagogjie që vjen nga kërkesa të caktuara”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat