Rama i premton Demit datën kur do të jetë gati fusha stërvitore

Futboll

Rama i premton Demit datën kur do të jetë gati fusha stërvitore

Më: 9 janar 2022 Në ora: 23:27
Rama i premton Demit datën kur do të jetë gati fusha stërvitore

Partizani prej kohësh zhvillon ndeshjet dhe stërvitjet jashtë shtëpisë së vetë. Kompleksi i të kuqve nuk ka përfunduar ende, megjithëse pjesërisht do të vihet në dispozicion të skuadrës.

Presidenti Demi ka kërkuar një datë fikse se kur fusha stërvitore do të jetë gati për ekipin e parë dhe ato të moshave, për të cilën e ka marrë një përgjigje.

“RTSH Sport” raporton se Olsi Rama i ka premtuar presidentit të të kuqve datën 4 shkurt.

Një datë simbolike kjo, teksa përkon me 76 vjetorin e krijimit të klubit të Partizanit. Më në fund kryeqytetasit do të mund të stërviten në shtëpinë e tyre të re, me kompleksin që pritet të ketë përfunduar tërësisht për fillimin e sezonit të ardhshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat