Maning: Shënova me një listë lojtarët e nivelit botëror...

Futboll

Maning: Shënova me një listë lojtarët e nivelit botëror...

Më: 11 janar 2022 Në ora: 18:15
Maning: Shënova me një listë lojtarët e nivelit botëror...

Klubi i Torontos në Kanada ka bërë një goditje vërtet të bujshme në merkaton e janarit duke qenë se ia ka dalë të sigurojë për sezonin e ardhshëm me parametër zero shërbimet e Lorenzo Insigne.

Sulmuesi italian ka nënshkruar një kontratë pesëvjeçare, ndërsa do të përfitojë edhe një pagë faraonike prej 11.5 milionë eurosh ndërsa në bazë të paraqitjeve personale kësaj shumë mund t’i shtohen edhe 4.5 milionë euro të tjera.

Sakaq, presidenti i Torontos, Bill Maning ka qenë tejet i sinqertë kur është pyetur se si  e pikasi që 31-vjeçari ishte në skadencë kontrate me Napolin.

“Në të vërtetë, verën e kaluar kam parë listën e Transfermarkt dhe kërkova lojtarët e kombëtares së Italisë e cila sapo ishte shpallur kampione e Europës.

Kërkova të shihja për lojtarët që ishin në skadencë kontrate, Insigne ishte një nga të paktët që përmbushte këto kritere. Shënova me një listë lojtarët e nivelit botëror dhe Insigne ishte i pari në këtë listë.

Do të jetë një futbollist të cilin njerëzit do ta duan shumë”, u shpreh Maning.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat