Kroos befason me deklaratën

Futboll

Kroos befason me deklaratën

Më: 11 janar 2022 Në ora: 18:33
Kroos befason me deklaratën

Mesfushori gjerman i Real Madridit, Toni Kroos, ka folur në konferencë për media para ndeshjes me Barcelonën.

Kroos ka thënë se janë më të mirë se katalunasit në kampionat, por në derbi nuk ka asnjëherë favorit.

“Në ligë jemi më mirë se Barcelona, por në asnjë derbi nuk ka favorit. Është një finale dhe gjithçka mund të ndodhë. Ata kanë lojtarë me shumë kualitet në skuadër dhe është e vështirë të parashikosh diçka”, tha fillimisht Kroos.

Me pas mesfushori gjerman çuditi të gjithë, duke thënë se nuk e ka parë shumë Barcelonën, pasi ka gjëra tjera për të bërë.

“Nuk kam parë shumë ndeshje të Barçës së fundmi, kam gjëra të tjera për të bërë, si të shikoj ndeshjet.

Por unë i njoh mirë. Ka disa lojtarë në dyshim për këtë lojë, por ka të tjerë me shumë cilësi në skuadër. Nuk mund të komentoj se çfarë e ka ndryshuar Xavi në skuadër”, përfundoi ai.

Barcelona dhe Real Madridi takohen të mërkurën mbrëma në kuadër të gjysmëfinales së Superkupës së Spanjës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat