Genoa do të zëvendësojë Shevchenkon me tifozin e Sampdorias

Futboll

Genoa do të zëvendësojë Shevchenkon me tifozin e Sampdorias

Më: 13 janar 2022 Në ora: 19:08
Genoa do të zëvendësojë Shevchenkon me tifozin e Sampdorias

Në shtëpinë e Genoa-s janë gati për të bërë një ndryshim në stol.

Rezultatet e Andriy Shevchenko-s në drejtim të kuqebluve nuk kanë bindur klubin që duket se është gati ta zëvendësojë me Bruno Labbadia-n, ish-trajner i Bayer Leverkusen, Hamburg, Stuttgart, Wolfsburg dhe Hertha Berlin.

Siç ka bërë të ditur primocanale.it, tifozët kanë shpërthyer në internet për shkak të një interviste të vjetër të dhënë nga trajneri gjerman me origjinë italiane.

“Sampdoria është skuadra ime e zemrës. Më ka pëlqyer shumë kur te ky klub luanin Mancini, Vierchowod dhe Vialli sepse është e bukur të shikosh lojtarë të mëdhenj që luajnë në një skuadër të vogël”, ka thënë në të kaluarën Labbadia.

Një deklaratë e bërë shumë vite më parë, por që është rishfaqur tani nga tifozët e Sampdorias.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat