Rikthim në Londër për Diego Costën

Futboll

Rikthim në Londër për Diego Costën

Më: 16 janar 2022 Në ora: 09:59
Diego Costa

Pas aventurës me Atletico Mineiro në Brazil ku u shpall kampion, për Diego Costën parashikohet një rikthim i menjëhershëm në Europë.

I lirë në merkato që prej 7 janarit pasi nuk rinovoi me bardhezinjtë nga Belo Horizonte, Diego Costa mund të rikthehet në Angli aty ku kërkohet me ngulm nga Arsenali i Mikel Artetës.

Në orët e fundit bisedimet mes palëve kanë qenë intensive dhe gjasat që të gjendet gjuha e përbashkët janë të mëdha.

Për Diego Costën do të bëhej fjalë për një rikthim në Londër pasi në të shkuarën ka mbajtur veshur fanellën e Chelsea-t me të cilët ka fituar edhe Premier League nën drejtimin e Antonio Contes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat