Tare kërkon të shesë Muriqin

Futboll

Tare kërkon të shesë Muriqin

Më: 16 janar 2022 Në ora: 11:11
Tare kërkon të shesë Muriqin

Lazio kërkon të zhbllokojë merkaton dhe për këtë arsye duhet të shesë me patjetër sa më parë Vedat Muriqin.

Drejtuesit ia kanë bërë të qartë lojtarit nga Kosova se nuk është në planet e ekipit. Agjenti i lojtarit është duke shqyrtuar ofertat që po vijnë nga skuadrat e tjera.

Destinacioni i mundshëm për Muriqin është CSKA-ja e Moskës.

Klubi i njohur i elitës së Rusisë ka ofruar 5 milionë euro për huazimin e Muriqit në janar dhe tetë milionë euro të tjera për ta blerë kartonin e tij në verë. Igli Tare është duke u munduar të rrisë sa më shumë çmimin e kartonit të sulmuesit shqiptar, pasi Lazio shpenzoi 20 milionë euro për ta sjell në Romë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat