Atletico nuk e shet Joao Felixin

Futboll

Atletico nuk e shet Joao Felixin

Më: 16 janar 2022 Në ora: 13:53
Joao Felix.

Atletico Madrid nuk janë gati të heqin dorë nga Joao Felix.

Ylli portugez vazhdon të lidhet me një largim të mundshëm nga Atletico, por skuadra duket se ka plane të tjera.

‘Marca’ shkruan se Atletico nuk synojnë ta shesin lojtarin. Së paku jo këtë vit.

22 vjeçari ka qenë i lidhur ngushtë me Manchester City, por Atleti kanë akoma besim në lojtarin që thyen rekord për ta transferuar.

Diego Simeone ka besim se Felix mund të arrijë potencialin e tij tek Atletico, përkundër telasheve së fundmi.

Kësisoj, klubi ‘Rojiblancos’ nuk shqyrton asnjë ofertë në janar, as në verë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat