Kameruni baras me Kepin e Gjelbër, Burkina Faso dhe Etiopia ndajnë pikët

Futboll

Kameruni baras me Kepin e Gjelbër, Burkina Faso dhe Etiopia ndajnë pikët

Më: 17 janar 2022 Në ora: 18:59
Foto ilustrim

Është luajtur edhe ndeshja e tretë në Grupin A të Kupës së Afrikës.

Kameruni e ka mbyllur grupin A në pozitën e parë, me 7 pikë të grumbulluara në tri ndeshje.

Organizatorët e Kupës së Afrikës këtë edicion, kanë luajtur baras 1:1 me Kepin e Gjelbër.

Edhe ndeshja mes Burkina Faso dhe Etiopisë përfundoi me rezultatin e njëjtë, 1:1.

Burkina numëron 4 pikë në pozitën e dytë, aq sa ka edhe Kepi i Gjelbër, që për shkak të gol diferencës renditet në vendin e tretë.

Kështu, Kameruni dhe Burkina Faso luajnë në fazën me nokautit direkt. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat