Gjyqtari u përlot pas gabimit trashanik

Futboll

Gjyqtari u përlot pas gabimit trashanik

Më: 18 janar 2022 Në ora: 13:04
Gjyqtari u përlot pas gabimit trashanik

Sipas raporteve të shumta në Itali, gjyqtari i ndeshjes Milan-Spezia, Marco Serra u përlot pas ndeshjes dhe Zlatan Ibrahimoviç e ngushëlloi atë në zhveshtore.

Serra u kerkoi falje futbollistëve të Milanit pasi nuk dha avantazh kur Messias realizoi në minutën e 92-të.

Gjyqtari nxitoi për të dhënë një goditje të lirë, pa lejuar përparësi, kështu që goli i Messias nuk qëndron. Spezia e befasoi Milanin pak minuta më vonë duke e shënuar golin e fitores.

Sipas shumë medieve italiane, Serra filloi të qante pas ndeshjes dhe ishte ylli i Milanit, Zlatan Ibrahimovic që e kishte ngushëlluar duke i thënë se gabimet ndodhin.

Tre apo katër lojtarë tjerë të Milanit iu bashkuan suedezit duke biseduar me gjyqtarin pas ndeshjes.

Sipas raporteve në Itali, Serra do të suspendohet nga AIA me më shumë se dy ndeshje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat