Wolves prezanton talentin portugez

Futboll

Wolves prezanton talentin portugez

Më: 18 janar 2022 Në ora: 13:58
Adama Traore

Wolverhampton zyrtarizoi blerjen nga klubi portugez i Estorilit futbollistin 21-vjeçar, Chiquinho.

Për sulmuesin anësor “Ujqit” kanë shpenzuar 3.5 milionë euro. Transferimi i talentit portugez shton thashethemet për largimin e një prej “yjeve” të skuadrës, Adama Traore.

Lojtari i përfaqësueses së spanjës, 25-vjeç, po bën mirë prej disa sezonesh tel Wolves, por nuk po rezulton shumë efikas para portës, përtej statistrikave të jashtëzakonshme sa u përket driblimeve dhe goditjeve në portë.

Trore kërkohet nga skuadra të mëdha në Europë, si Barcelona, klub ku është rritur si futbollist, por edhe nga Totenhami, pasi Conte mendon se mund të jetë shumë më rezultativ para portës nën urdhrat e tij. Për kartonin e tij raportohet se “Spurs”-at janë gati të shpenzojnë 24 milionë euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat