Juventus demolon Sampdorinë, kualifikohet në çerekfinale

Futboll

Juventus demolon Sampdorinë, kualifikohet në çerekfinale

Nga: K.G. Më: 18 janar 2022 Në ora: 22:53
Juventus demolon Sampdorinë, kualifikohet në çerekfinale

Skuadra Juventusit pa ndonjë problem e ka mposhtur me rezultat 4:1 Sampdorinë, duke u kualifikuar në çerekfinale të Kupës së Italisë. 

Juve ka treguar lojë shumë më të mirë dhe si fryt i kësaj shënuan edhe fitore të thellë. 

Mysafirët nga Genoa nuk patën fuqi që t'i kundërvihen vendasve të disponuar për lojë. 

Për Juventusin shënuan Cuadrado (25'), Rugani (52'), Dybala (67') e Morata (77') dhe për Sampdorinë realizoi Conti (63').

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat