Sampdoria gjen pasuesin

Futboll

Sampdoria gjen pasuesin

Më: 19 janar 2022 Në ora: 14:50
Giampaolo

Pas më pak se tre sezonesh, rrugët e Marco Giampaolos dhe Sampdorias bashkohen sërish, me teknikun italian që rikthehet zyrtarisht në pankinën e klubin gjenovez, të cilin e ka drejtuar për plot 123 ndeshje në të shkuarën.

Ish trajneri i Milanit dhe Torinos, ishte i papunë dhe ka firmosur për të zëvendësuar Roberto D’Aversën, i shkarkuar vetëm dy ditë më parë, teksa kontrata aktuale është 6-mujore, me opsion zgjatjeje deri në verën e 20247-ës.

“Një përshëndetje të gjithë tifozëve të Sampdorias, që janë një vlerë e shtuar për klubin dhe dua që të mbushim sa më shpejt shkallët e “Marassit”. Kokën lart dhe të luajmë futboll, do të jetë motoja ime te Sampi, që shumë shpejt do të rikthehet aty ku i takon”, deklaroi Giampaolo në prezantimin e tij zyrtar në klubin gjenovez.

Marco Giampaolo e ka drejtuar Sampdorian për tre sezone në periudhën 2016-2019, ndërsa me rikthimin e tij në pankinë, pritet të ndryshojë edhe rreshtimi i skuadrës, pasi dihet që tekniku i ri i bardhebluve është fans i skemës 4-3-1-2.

Ndërkohë drejtuesit pritet ta kënaqin edhe në merkato, pasi kanë arritur marrëveshjen me Stefano Sensin, i cili nuk po gjen hapësira në formacionin e Interit të Inzaghit dhe do të kalojë 6 muaj huazim në Gjenovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat