Shkëndija demolon ekipin polak

Futboll

Shkëndija demolon ekipin polak

Më: 19 janar 2022 Në ora: 15:51
Shkëndija demolon ekipin polak

Skuadra e Shkëndijës, në miqësoren e dytë në përgatitjet në Antali, mund skuadrën e Piast Glivice me rezultat bindës 4:1. Kampioni aktual i Maqedonisë demoloi skuadrën polake, duke dominuar ndeshjen nga fillimi e deri në fund.

Bejtullai solli epërsi në minutën e 17-të, ndërsa në pjesën e dytë, Merxhani shënoi golin e dytë, për 2:0.

Piast Glivice zbuti epërsinë përmes Rejnerit në minutën e 74-të, që në fund Dashmir elezi, në minutën e 79-të dhe 84-të të vendos rezultatin përfundimtar.

Ditë më parë, skuadra nga Tetovë, shënoi fitore 2-0 ndaj skuadrës hungareze të Shiofokut me 2:0.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat