Pogba vendosë

Futboll

Pogba vendosë

Më: 19 janar 2022 Në ora: 17:09
Pogba vendosë

Mesfushori Paul Pogba ka informuar Manchester Unitedin që dëshiron t’i bashkohet Real Madridit si agjent i lirë në verën e ardhshme.

28-vjeçarit i skadon kontrata në verë dhe nuk është i interesuar për të nënshkruar kontratë të re me 20 herë kampionin e Anglisë. 

Real Madrid para disa viteve ishte i lidhur me nënshkrimin me fituesin e Kupës së Botës, derisa Juventus dhe PSG raportohet se janë duke vëzhguar situatën.

Sidoqoftë, “Daily Star” raporton se francezi dëshiron kalimin te “Los Blancos” në verë si agjent i lirë.

Pogba nuk ka luajtur për “Djajtë e Kuq” që nga fillimi i nëntorit shkaku i probleme në këmbë, derisa pritet të jetë gati për ndeshjet e radhës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat