Feronikeli në krizë! Kajtazi: Shpëtimi nuk është mision i pamundshëm

Futboll

Feronikeli në krizë! Kajtazi: Shpëtimi nuk është mision i pamundshëm

Më: 19 janar 2022 Në ora: 19:46
Besim Kajtazi

Feronikeli nga Drenasi po përjeton ditët më të vështira në 22 vitet e pasluftës. 
‘Nikli’ është zhytur në krizë të thellë.
Gazetari sportiv, Besim Kajtazi, mendon se skuadra duhet të gjej forcë. 

“Shpëtimi nuk është mision i pamundshëm!

Tre herë kampioni i Kosovës , fituesi i trefishtë e Kupës së Republikës dhe i një superkupe, Ferronikeli nga Drenasi në edicionin e fundit të garave në BKT Superligën e Kosovës është katandisur  si është më së keqi, duke u renditur në pozitën e fundit të renditjen tabelore.

Kriza financiare që e ka kapluar skuadrën drenicase, pas dorëheqjes së kryetarit Naser Rama,  e la edhe pa a shumë futbollistë cilësorë, që ndërruan mjedisin..

Nëse është i vërtetë lajmi se skuadra vazhdimin e stinorit pranveror do ta bëjë më futbollistë juniorë, ky është  një hap i gabuar, ose thënë më troç dorëzim para gjendjes ekzistuese.

Skuadra duhet të gjej forcë që ta tejkalojë këtë krizë dhe  shpëtimi i skuadrës nga shpërbërja dhe rënia nuk është mision i pamundshëm...

Nuk është mirë që një skuadër me një histori të shkurtër dhe ta pasur t’i lihet stihisë...

Prandaj, tash si kurrë më parë kërkohet një mobilizim i përgjithshëm i strukturave  të skuadrës kampione,  që të nisin urgjentisht rimëkëmbjen  dhe të rikthehen aty ku e kanë vendin,  në majat e elitës së futbollit të Kosovës, natyrisht sivjet  me synimin e qartë për  të shpëtuar nga rënia...”, ka shkruar Kajtazi në profilin e tij në facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat