Agushi me Futsal Shkupin po përgatiten për derbin e madh

Futboll

Agushi me Futsal Shkupin po përgatiten për derbin e madh

Më: 25 janar 2022 Në ora: 13:58
Agushi me Futsal Shkupin po përgatiten për derbin e madh

Futsal Shkupi është në vlugun më të madh të përgatitjeve për sezonin pranveror. Kampioni vjeshtor me një punë profesionale dhe në atmosferë të mirë po stërvitet në sallën sportive “7 Marsi” në Çair.

Futsal Shkupi është lider i ligës me 36 pikë nga 12 ndeshje (të gjitha fitore!), tre më shumë se konkurrenti kryesor KMF Proekt.

“Kemi nisur përgaditje per sezonin pranveror dhe ato po rrjedhin shumë mirë. në fund të këtij muaji, 28-29 janar, kemi ndeshje për kup, ndërsa sezoni pranveror fillon me 5 shkurt, ku na pret ndeshja vendimtare për titull kampioni kundër Proekt Cikos në Valandovë”, deklaroi për Open-TV trajneri i Futsal Shkupi, Ferid Agushi.

Edhe bilansi me rivalin e madh është në anën e Futsal Shkupi.

“Në gjashtë ndeshjet e deritanishme nuk kemi asnjë humbje kundër KKMF Proekt, si vendas dhe si mysafir. Besoj se trendi i rezultateve pozitive do të vazhdoj. Në atë derbi do të vendosin nuancat. Ata janë ekip i shumë i mirë, në radhët e veta kanë tetë reprezntues të Maqedonisë, por edhe ne jemi pëerforcuar me tre lojtarë”, shprehet me optimizëm Agushi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat