Ja momenti i vendosjes së eksplozivit në shtëpinë e Armando Dukës

Futboll

Ja momenti i vendosjes së eksplozivit në shtëpinë e Armando Dukës

Më: 25 janar 2022 Në ora: 14:24
Personi në fjalë shihet duke iu afruar shtëpisë së presidentit të FSHF-së ku më pas vendos afër sasinë me lëndë shpërthyese dhe largohet me shpejtësi.

Pas sulmit me tritol mbrëmë drejt shtëpisë së presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF) Armando Duka, tani janë publikuar edhe pamjet e e këtij incidenti.

“TopChannel” ka arritur të sigurojë pamjet e incidentit nga kamerat e sigurisë, ku shihet një person me të zeza duke vendosur eksplozivin në shtëpinë e presidentit Duka.

Sipas videos së publikuar, personi në fjalë shihet duke iu afruar shtëpisë së presidentit të FSHF-së ku më pas vendos afër sasinë me lëndë shpërthyese dhe largohet me shpejtësi.

Ende nuk dihet identiteti i të riut që kreu këtë akt, ndërsa raportohet se policia është duke vazhduar hetimet derisa të identifikohet ai, dhe më pas të arrestohet.

Videon e incidentit kur shtëpia e presidentit Armando Duka sulmohet me tritol e gjeni KETU.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat