Tifozeria besnike e Interit befason të gjithë

Futboll

Tifozeria besnike e Interit befason të gjithë

Më: 26 janar 2022 Në ora: 16:13
Tifozeria besnike e Interit befason të gjithë

Curva Nord, grupi më i nxehtë i tifozëve të Interit, ka publikuar një deklaratë në Facebook në lidhje me derbin:

“Jemi të zhgënjyer dhe të befasuar nga mënyra sesi është menaxhuar shitja e biletave për Curva Nord për derbin e ardhshëm.

I dashur Inter: kjo nuk mund të bëhet. I drejtohemi konkretisht doktor Marotta, i cili ka treguar vazhdimisht se është një njeri me fansat e tij më besnikë në zemër. E jona nuk është çështje privilegjesh që ne nuk jemi të interesuar t’i kemi, është një koncept i thjeshtë meritokracie dhe sensi të shëndoshë, shkruan telesport.

Nëse këto janë perspektivat për ndeshjen më të rëndësishme për tifozët e Interit, me shumë djem tanë të përjashtuar, atëherë, pavarësisht nga ne, Curva Nord nuk do të mbajë daulle dhe megafona, nuk do të vendosë pankarta dhe flamuj dhe nuk do të brohoras për gjithë ndeshjen. Dhe padyshim që nuk do të ketë asnjë koreografi!”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat