Portieri i Kosovës “eklipson” De Gean...

Futboll

Portieri i Kosovës “eklipson” De Gean...

Më: 26 janar 2022 Në ora: 21:52
Portieri i Kosovës “eklipson” De Gean...

Arijanet Murici po shkëlqen në Superligën turke.

Portieri i kombëtares së Kosovës është titullar i padiskutueshëm tek Adana Demispor dhe një pikë kyçe në kombëtaren dardane.

Faqja Goal ka nxjerrë një statistikë mjaft interesante përsa i përket pritjeve të portierëve.

Arijanet Muric renditen në tre më të mirët sa i përket suksesit të pritjeve në mesin e portierëve që kanë luajtur të paktën 15 ndeshje në ligat kryesore të Evropës këtë sezon. 23 vjeçari ka pritur 79.76% të goditjeve drejt portës.

Ai në këtë renditje lë pas emra të kalibrit botëror si De Gea ( 73.21), Kurtuan ( 73.33), Mendi (77.14).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat