Nuk i përshtatet lojës së trajnerit: Mund ta largojnë

Futboll

Nuk i përshtatet lojës së trajnerit: Mund ta largojnë

Më: 26 janar 2022 Në ora: 22:06
Kastrati

Legia e Varshavës është kthyer nga faza përgatitore e zhvilluar në Dubai dhe tashmë trajneri Vukoviç i ka idetë më të qarta për skuadrën që do të ketë në dispozicion në gjysmën e dytë të sezonit.

“Meczyki.pl” raporton se në planet e trajnerit serb nuk bën më pjesë Lirim Kastrati.

Anësori shqiptar erdhi verën e shkuar për 1.5 milionë euro nga Dinamo e Zagrebit, por pavarësisht nisjes së mirë nuk arriti të zërë një vend të rëndësishëm te Legia.

“Mund ta largojnë, por është e vështirë për t’u bërë.

E dini si është situata”, janë fjalët që shkojnë nga klubi polak në drejtim të “Meczyki.pl”. Kastrati ka një kontratë deri në verën e vitit 2025 me Legian e Varshavës dhe kjo e bën të vështirë largimin e tij. Megjithatë lojtari mësohet se nuk i përshtatet filozofisë së trajnerit Vukoviç, prandaj do i duhet të kalojë në stol pjesën më të madhe të sezonit në vazhdim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat