Kastrioti huazon mesfushorin

Futboll

Kastrioti huazon mesfushorin

Më: 28 janar 2022 Në ora: 15:44
Kastrioti huazon mesfushorin

Tashmë është zyrtare, Donald Mëllugja është transferuar te skuadra e Burrelit.

Mesfushori ka kaluar në formulën e huazimit nga Kastrioti te skuadra e vendlindjes së tij për tu aktivizuar në Kategorinë e Parë në gjysmën e dytë të këtij sezoni.

26-vjeçari është aktivizuar këtë sezon në Kategorinë Superiore me ekipin krutan në 10 ndeshje.

Përveç Kastriotit dhe Burrelit, mesfushori më parë ka mbajtur veshur fanellat e Ilirisë, Besës, Bylisit dhe Partizanit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat