Çuditë e Kupës së Afrikës

Futboll

Çuditë e Kupës së Afrikës

Më: 28 janar 2022 Në ora: 23:21
Çuditë e Kupës së Afrikës

Kupa e Afrikës dhuron çudi të vazhdueshme por deri tani, asgjë nuk kalon çuditë e ndeshjes mes Kamerunit vendas dhe Ishujve Komoros. Kameruni fitoi 2-1 një sfidë të pazakontë, që nisi me një tragjedi në dyert e stadiumit, ndërsa në fushën e lojës, ekipi kundërshtar luante me mbrojtësin e majtë i cili improvizohej si portier meqë dy i kishte të infektuar me COVID dhe një tjetër të dëmtuar.

Çaker Alhadur luajti në këtë ndeshje të pazakontë mes shtyllave, duke u munduar të ruante me dinjitet portën dhe ia doli deri diku në këtë detyrë. Por meqë nuk kishte një fanellë portieri, ai u desh të përshtaste atë të një shoku të skuadrës, Mojad Ouseni.

Në të ishte vendosur numri 16, por ai e “korrigjoi” duke vendosur me ngjitëse numrin 3, siç e ka të regjistruar në këtë turne.

Një veprim që zgjidhi situatën për momentin, por që është shoqëruar me pasoja. Kështu, CAF, Konfederata Afrikane e Futbollit, ka bërë të ditur se ka gjobitur Ishujt Komoros me 4500 euro pasi ka vlerësuar se nuk është respektuar numërimi i duhur i lojtarëve, duke i dhënë një shije edhe më të keqe kësaj sfide të pazakontë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat