Belotti dëshiron kalimin në Milan

Futboll

Belotti dëshiron kalimin në Milan

Më: 28 janar 2022 Në ora: 23:23
Belotti dëshiron kalimin në Milan

Andrea Belotti ka refuzuar ofertat nga Al-Hilal dhe Newcastle United derisa pret nga Milan që të bëjë një lëvizje për të

Kontrata e 28 vjeçarit italian skadon me Torino në fund të këtij sezoni dhe shumë klube janë interesuar për lojtarin që është transfer i lirë në verë.

Ai ka refuzuar një ofertë me pagë të majme nga Al-Hilal dhe Newcastle United, me dy klubet që i kanë ofruar atij pagë vjetore nga 7-8 milionë euro për sezon.

Siç raporton Calciomercato.com, Belotti dëshiron t’i bashkohet Milanit para klubeve tjera dhe ai është duke pritur që kuqezinjtë të bëjnë ofertë konkrete për të. Ai mund të nënshkruajë para kontratë në javët që vinë, kështu që gjërat mund të shihen ndryshe muajt në vazhdim.

Milan së pari duhet të vendosin se çfarë të bëjnë me Zlatan Ibrahimovic. Kontrata e boshnjakut 40 vjeçar skadon me Kuqezinjtë në fund të këtij sezoni dhe një takim i tij me Paulo Maldini pritet të zhvillohet në mars.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat