La gruan për këngëtaren

Futboll

La gruan për këngëtaren

Më: 28 janar 2022 Në ora: 23:40
La gruan për këngëtaren

Mesfushori italian Zhorzhinjo, nuk e mbylli vitin ashtu siç do të dëshironte.

Fituesi i Europianit dhe Ligës së Kampioneve në vitin 2021, nuk u shpall fitues i “Topit të Artë”. Por aktualisht duket se viti ka filluar pak më keq dhe ky është problemi më i vogël për mesfushorin e Çelsit, të cilin e kanë kapur mat me një aplikacion për takimet.

Lojtari ka shkuar bashkë me Mejzon Maunt me pushime në Majemi dhe atje është pikasur se po përdorte aplikacionin për takime, “Raya”. Zhorzhinjo kishte zgjedhur që këto pushime t’i bënte me shokët e skuadrës dhe jo me partneren e tij, Katerin Harding, një këngëtare angleze, e cila pak muaj më parë solli në jetë djalin e çiftit.

Për të, Zhorzhinjo kishte braktisur gruan e tij, Natalia Leteri, pas 8 vitesh martesë.

Por në Majemi, duket se atij i është kthyer dëshira për të njohur njerëz të rinj pasi profili i tij është shfaqur në aplikacionin në fjalë, i lidhur me adresën zyrtare në Instagram. Aplikacioni në fjalë përdoret vetëm me adresa të konfirmuara zyrtare dhe siguri identiteti, ndaj është e qartë se bëhej fjalë pikërisht për Zhorzhinjon, i cili do të duhet të japë llogari kur të kthehet përsëri në Angli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat