Mbyllet me këtë rezultat miqësorja e fundit e Ballkanit në Antalya

Futboll

Mbyllet me këtë rezultat miqësorja e fundit e Ballkanit në Antalya

Më: 29 janar 2022 Në ora: 15:24
Mbyllet me këtë rezultat miqësorja e fundit e Ballkanit në Antalya

Ballkani ka zhvilluar edhe miqësoren e fundit gjatë fazës përgatitore në Antalya të Turqisës.

Suharekasit kanë shënuar fitore me rezultat 2-1, ndaj MFK Ruzomberok, skuadër kjo që garon në Superligën e Sllovakisë, shkruan Gazeta Olle. Edhe pse ishin në disavantazh, skuadra e Ilir Dajës u rikthye për të triumfuar në fund.

Në miqësoren e fundit u paraqit edhe futbollisti Abdul Rahman Basit, cili është në fazë testuese me ekipin e Ballkanit.

Kujtojmë se portokallinjtë janë njëra nga tetë skuadrat e Superligës që fazën përgatitore e ka zhvilluar në tokën turke.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat