“Federata që vjedh zgjedhjet shet edhe lojën, e kthen në tender volejbollistin!”, Veliaj sulmon Dukën

Futboll

“Federata që vjedh zgjedhjet shet edhe lojën, e kthen në tender volejbollistin!”, Veliaj sulmon Dukën

Më: 30 janar 2022 Në ora: 15:47
“Federata që vjedh zgjedhjet shet edhe lojën, e kthen në tender volejbollistin!”, Veliaj sulmon Dukën

Gjatë një eventi me volejbollistet U-16 që garojnë në Kampionatin Kombëtar, kryebashkiaku Erion Veliaj sulmoi sërish kreun e FSHF-së Armand Duka dhe modelin e institucionit që ky i fundit drejton.

Veliaj u shpreh se një Federatë që vjedh zgjedhjet e veta manipulon edhe ndeshjet sportive duke e kthyer volejbollistin që synon kombëtaren në tender dhe ankand.

“Siç e tha Fideli, aty ky ka bashkëpunim, ku ka transparencë, aty ku kryetari i Federatës, Erli ynë i mrekullueshëm, aty ku sekretari i Federatës, zgjidhen me zgjedhje të lira, me zgjedhje të pastra, me një listë delegatësh që e dinë të gjithë, ai që fiton përqafon kundërshtarin dhe të gjithë krijojnë një federatë model si Federata e Volejbollit.

Nëse Albensi do kishte votuar pa delegatë, pa lista… Nëse Erli do ishte votuar me manipulime ju nuk do të ishit këtu sot. Sepse një federatë që vjedh zgjedhjet e veta sigurisht vjedh edhe ndjeshjet, shet edhe lojën. E kthen në tender dhe ankand volejbollistin që do shkojë në kombëtare. Dhe fillon te mënyra si funksionon Federata që në të kemi garanci që edhe loja këtu do jetë e pastër”, tha Veliaj.

Kryebashkiaku tha se po përfshihet në këto debate sepse kryetari i bashkisë si njeriu më i fuqishëm në qytet, kur sheh padrejtësi duhet të reagojë.

“Kur shumë miq më pyesin po përse futesh në këto debate. Përgjigjja që kam është kjo: Nëse kryetari i bashkisë shikon diçka dhe nuk reagon, dhe është njeriu më i fuqishëm i qytetit, kush do reagojë?! Kujt ia mban të reagojë?! Një mësues fizkulture humbet certifikatën, një lojtar humbet kartonin, një ekip që reagon bie nga kategoria nëse ai që drejton është i pamoralshëm, shet ndeshjen, shet fair play-n”, tha Veliaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat