Brdariç: Fusha ishte me gunga

Futboll

Brdariç: Fusha ishte me gunga

Më: 30 janar 2022 Në ora: 16:07
Brdariç: Fusha ishte me gunga

Trajneri i Vllaznisë, Thomas Brdariç, foli pas triumfit në transfertë ndaj Kastriotit. Në prononcimin për “Gol pas Goli”, tekniku i skuadrës shkodrane, nuk i kurseu pakënaqësitë ndaj gjykimit, pavarësisht se ekipi i tij arriti të triumfonte. Ja deklarata e Brdariç:

"Pikë se pari jam shumë  i kënaqur me sjelljen e lojtarëve të mi. Të luash futboll në të tilla kushte është shumë e vështirë. Sot kemi shfrytëzuar një mundësi shumë të mirë që arritëm të merrnim 3 pikët. E merituam këtë fitore në çdo aspekt.

Nuk është se po ankohemi, thjesht po bëja një analizë të të gjithë kushteve. Fusha ishte me gunga, nuk na i thjeshtonte mënyrën për të luajtur futboll. Duhet të jemi të përqendruar.

Nuk ishim shumë dakord me disa nga vendimet që morën gjyqtari anësor dhe ai kryesor. Gjithsesi do ta analizojmë dhe të flasim", tha Brdariç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat