Drenasi ndahet baras me Strugën

Futboll

Drenasi ndahet baras me Strugën

Nga: K.G. Më: 30 janar 2022 Në ora: 19:12
Drenasi ndahet baras me Strugën 

Skuadra e Drenasit, anëtar i Ligës së Parë të Kosovës, Grupi A, ndaher baras 1:1 me Struga Trim Lum. 

Struganët bëjnë gara në elitën e futbollit të Maqedonisë së Veriut. 

“Sot zhvilluam ndeshjen miqësore me KF Strugën, ku edhe i falënderojmë për mikpritjen!

Pjesa e parë ishte një lojë shumë e bukur, ku Shpresim Zogu na solli një gol në minutën e 30-të me asisitimin e Qemail Elshanit, kurse në pjesën e dytë trajneri shfrytëzoj rastin për t'i dhënë hapësirë lojtarëve të rinj”, shkruan në faqen e FC Drenasit.

Gol për ekipin e Strugës ka shënuar Suheil Muharrem.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat