Derbi i Milanos nuk ka favorit

Futboll

Derbi i Milanos nuk ka favorit

Më: 1 shkurt 2022 Në ora: 11:06
Derbi i Milanos nuk ka favorit

“Interi i ka të gjitha mundësitë për ta fituar titullin, por tani duhet të përqendrohet në derbi. Është një ndeshje e vështirë dhe e një rëndësie të veçantë, ku nuk mund të thuhet se ka favoritë sepse mund të ndodhë gjithçka”.

Me këto fjalë e ka vlerësuar ish-sulmuesi i Interit, Adriano, derbin e së shtunës, duke shkuar edhe më tej: “Mendoj se ata që do të lënë shenjë do të jenë Lautaro dhe Sançez, të cilët janë futbollistë shumë të fortë”.

Në fund “Pernadori” ka bërë një parashikim edhe për sfidën në Champions League me Liverpulin duke mos u ndalur vetëm te kjo fazë:

“Mendoj se Interi ka çdo gjë për të mposhtur Liverpulin, me përkushtim dhe impenjim mendoj se mund të bëhen edhe kampionët e Europës”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat